Artikull
Çiklistët po përgatiten për Turin e 72-të Ndërkombëtar të Bullgarisë
Enjte 7 Gusht 2025 04:30
Enjte, 7 Gusht 2025, 04:30
Madhësia e shkronjave
Edicioni i 72-të i Turit Ndërkombëtar Çiklistik të Bullgarisë do të nisë më 30 gusht, në orën 18:00, nga qyteti bregdetar Primorsko, ndërsa fundi i garës do të jetë më 4 shtator në qytetin e Slivenit. Gara, e organizuar nga Federata Bullgare e Çiklizmit, do të mbledhë sërish elitën botërore të çiklizmit rrugor. Më shumë se 120 çiklistë profesionistë nga 20 vende dhe 3 kontinente do të garojnë në një itinerar me gjatësi totale 687 kilometra, i ndarë në pesë etapa dhe një prolog.
Traseja e turit ofron sfida të larmishme – që nga segmentet bregdetare dhe pjesët e rrafshëta, deri te ngjitjet malore dhe sprintet me shpejtësi të lartë. Pjesëmarrësit do të luftojnë për fitoret në etapa, por edhe për fanellën e verdhë prestigjioze, simbol i liderit në renditjen e përgjithshme.
Turi i Bullgarisë, një nga garat më të vjetra dhe me prestigj në botën e çiklizmit, ka nisur që në vitin 1924 dhe mbetet një pjesë e rëndësishme e historisë sportive ndërkombëtare.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: БНР екип