LAJME

Artikull

Kisha Ortodokse Bullgare bën thirrje për vigjilencë ndaj udhëheqësve të vetëshpallur shpirtërorë

Enjte, 7 Gusht 2025, 07:01

Kisha Ortodokse Bullgare bën thirrje për vigjilencë ndaj udhëheqësve të vetëshpallur shpirtërorë

Madhësia e shkronjave

Kisha Ortodokse Bullgare ka lëshuar një deklaratë zyrtare mbi "propagandën pagane neo-hindu me elementë pseudo-kristianë". Mitropolitët po bëjnë thirrje për vigjilencë më të madhe kundër "guruve shëtitës, të vetëshpallurve ‘mësues shpirtërorë’ dhe komuniteteve që gravitojnë rreth tyre".
"Për ne, është jashtëzakonisht e papranueshme që Jezu Krishti të paraqitet nga një ose tjetër guru si një nga "mësuesit e shumtë shpirtërorë" ose si një "avatar" i hyjnisë hindu Krishna", thekson kategorikisht Sinodi.
"Bazuar në shumë vite përvojë, Kisha e di se kulte të tilla pagane në shumë raste janë një kërcënim për shëndetin fizik dhe mendor të njerëzve, për pronën e tyre, për shëndetin e familjeve të tyre, për realizimin e tyre profesional dhe integrimin shoqëror", paralajmërojnë pleqtë e Sinodit.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA