LAJME

Artikull

Në shtator, fillon montimi i makinave të para të blinduara nga SHBA-të në Veliko Tërnovo

Enjte, 7 Gusht 2025, 08:28

Në shtator, fillon montimi i makinave të para të blinduara nga SHBA-të në Veliko Tërnovo

Madhësia e shkronjave

Prodhimi i makinave të para të blinduara luftarake Stryker për Bullgarinë ka filluar tashmë në SHBA dhe është sipas planit. Kjo u njoftua për gazetën "Ushtria Bullgare" nga Shefi i Shtabit të Forcave Tokësore, Gjenerali i Brigadës Stojan Shopov.
Në vitin 2023, janë porositur 183 automjete Stryker dhe 15 automjete ndihmëse. Kontrata është për mbi 1.376 miliardë dollarë, të cilat paguhen me këste. Pagesa e parë u bë një vit më parë sipas një kontrate për municione. Automjetet e para duhet të mbërrijnë në fund të shtatorit. Montimi përfundimtar i automjeteve do të zhvillohet në fabrikat bullgare "TEREM - Ivajllo" në Veliko Tërnovo, thotë Gjenerali i Brigadës Shopov.
Sipas kontratës me SHBA-të, ekziston një mundësi për transferimin e teknologjisë dhe organizimin e prodhimit të municioneve 30-milimetërshe në territorin e Bullgarisë në të ardhmen, thotë botimi.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: armymedia.bg