SPORT

Artikull

Një djalë bullgar 12-vjeçar pushtoi majën evropiane në shah

Enjte, 7 Gusht 2025, 09:52

Një djalë bullgar 12-vjeçar pushtoi majën evropiane në shah

Madhësia e shkronjave

Ivan Kukushin është kampioni i ri evropian në shah të shpejtë për djem nën 12 vjeç! Në Kampionatin e Shahut të Shpejtë dhe Blitz të Kontinentit të Vjetër për fëmijë nga 8 deri në 18 vjeç, të mbajtur në Selanik të Greqisë, garuesi i ri arriti një sukses të madh - një medalje ari dhe një titull. Garuesi nga klubi i shahut "Mlladost" Sofje demonstroi një lojë jashtëzakonisht të fortë, një stil sulmues agresiv dhe qetësi, me të cilën ai pushtoi pa mëdyshje majën në Evropë!
"Ivan i solli këtë fitore të madhe Bullgarisë dhe tregoi se e ardhmja e shahut në vendin tonë është në duar të sigurta! 22 talente të reja bullgare po marrin pjesë në turne, të cilët gjithashtu po performojnë me dinjitet!", shkroi Federata Bullgare Sportive e Shahut.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto:  Federata Bullgare Sportive e Shahut