POLITIKË

Artikull

U hap një hetim para gjyqësor në lidhje me vdekjen e kapitenit Marin Marinov në Gaza

Enjte, 7 Gusht 2025, 12:33

U hap një hetim para gjyqësor në lidhje me vdekjen e kapitenit Marin Marinov në Gaza

Madhësia e shkronjave

Në Prokurorinë e Qytetit të Sofjes u hap një hetim para-gjyqësor në lidhje me vdekjen e kapitenit Marin Marinov, njofton BTA, duke iu referuar organit të akuzës shtetërore. Hetimi u hap më 19 maj pas një sinjali nga avokati Minço Spasov dhe ka të bëjë me vrasjen e një personi që ka mbrojtje ndërkombëtare (neni 116 i Kodit Penal). Avokati Spasov bëri të ditur se hetimi iu caktua hetuesit Jasen Todorov, gjatë një konference për shtyp ku u prezantua edhe apeli i shoqërisë bullgare, figurave kulturore dhe qytetarëve drejtuar institucioneve për një “qëndrim adekuat të shtetit bullgar ndaj genocidit në Gaza”.
Figura publike bënë thirrje që Bullgaria të mos heshtë për situatën në GazaKapiten Marin Marinov u vra më 19 mars 2025 gjatë një sulmi me armë mbi dy shtëpi mikpritjeje të OKB-së në Dejr al-Balah, në pjesën qendrore të Gazës.
Lexoni më shumë në arkivin tonë:
Marin Marinov është bullgari që humbi jetën në sulmin në Rripin e GazësVdekja e Marin Marinov në Rripin e Gazës u shkaktua nga një tank izraelitPresidenti Rumen Radev i bëri thirrje qeverisë që të mbajë një qëndrim të qartë për vdekjen e Marin Marinov në GazaWashington Post: Marin Marinov nga OKB-ja u vra pasi u godit nga një zjarr i tankeve izraeliteIzraeli mori përgjegjësinë për vdekjen e kapitenit Marin Marinov në Rripin e Gazës
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: www.un.org; Bashkia e Jambollit

Publikoi / Publikuan: БНР екип