Forum i kushtuar 45-vjetorit të Rezervatit “Liqeni Atanasovsko” kërkon zgjidhje për ruajtjen e biodiversitetit në zonë

Enjte, 7 Gusht 2025, 13:03

Forum i kushtuar 45-vjetorit të Rezervatit “Liqeni Atanasovsko” kërkon zgjidhje për ruajtjen e biodiversitetit në zonë

Madhësia e shkronjave

Biblioteka Rajonale “Pejo K. Javorov” në Burgas është mikpritëse e forumit me temë: “Burgasi – pikë ndërthurjeje e trashëgimisë industriale, ndjeshmërisë ekologjike dhe potencialit kulturor”, njoftojnë organizatorët nga ekipi i Fondacionit Bullgar për Biodiversitetin, në partneritet me Fondacionin “Burgas–2032”. Veprimtaria i kushtohet ndërveprimit mes mjedisit natyror, trashëgimisë industriale dhe zhvillimit kulturor të qytetit dhe organizohet me rastin e 45-vjetorit të shpalljes së Liqenit Atanasovsko rezervat natyror. Aktiviteti është pjesë e nismave të lidhura me kandidaturën e Burgasit për Kryeqytet Evropian të Kulturës 2032, me fokus te mundësitë për zhvillim të qëndrueshëm të qytetit dhe zonave përreth liqenit.
Burgas ka ambicie të jetë Kryeqyteti Evropian i Kulturës në vitin 2032 Ndër iniciativat e paraqitura janë ide për rinovimin e Liqenit Atanasovsko dhe hapësirave përreth, të hartuara nga arkitektë të rinj; si dhe koncepti i Fondacionit për Biodiversitet “Burgasi – mes tri liqeneve dhe një deti”, që synon ruajtjen e biodiversitetit dhe lidhjen harmonike të zonave natyrore me ato urbane.
Lexoni më shumë për Liqenin Atanasovsko:
Liqeni Atanasovsko – laguna e migracionit të madh, e korrjes së bardhë dhe e ngjyrave të purpurtaEkzotikë dimërore rreth qytetit Burgas - përse flamingoja bojë rozë zgjodhi liqenin AtanasovskoRezervati “Liqeni Atanasovsko” pranë qytetit BurgasLiqeni Atanasovsko – strehë për shpendët e rrallë
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Bashkia e qytetit Burgas

Publikoi / Publikuan: БНР екип