Artikull
Ekspozitë në Sozopoll paraqet monumente nga qytete antike përreth Detit të Zi
Enjte 7 Gusht 2025 16:28
Enjte, 7 Gusht 2025, 16:28
Madhësia e shkronjave
Në Muzeun Arkeologjik të Sozopollit u hap një ekspozitë tregjuhëshe me titullin "Kultet egjiptiane përgjatë Detit të Zi", njofton BNR – Burgas. Ajo është pjesë e një projekti shkencor ndërkombëtar dhe organizohet nga Instituti për Studime Ballkanike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave (BAN), École française d’Athènes dhe Muzeu Arkeologjik – Sozopoll. Ekspozita paraqet monumente nga qytete antike përreth Detit të Zi – nga Ukraina, përmes Rumanisë, Bullgarisë, Turqisë dhe Gjeorgjisë. Ato janë të ndara në shtatë kategori: monumente epigrafike, objekte prej kocke, terakotë, bronzi, skulptura, gemma (gurë të gdhendur) dhe monedha. Përmes tyre mund të ndiqet përhapja e kulteve egjiptiane në këtë rajon, veçanërisht pas sundimit të dinastisë së Ptolemeve.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Muzeu Arkeologjik Sozopoll
Publikoi / Publikuan: БНР екип