Të premten, temperaturat minimale do të jenë nga 16 deri në 23°, në Sofje - 16°. Do të jetë me diell gjatë ditës. Do të ketë vranësira mbi male, me një probabilitet shumë të vogël për reshje të izoluara pasdite. Era do të jetë nga verilindja, e dobët, përgjatë bregdetit të Detit të Zi pas mesditës - deri në mesatare. Temperaturat maksimale do të jenë midis 30 dhe 36°, për kryeqytetin do të jenë rreth 31°.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të jetë me diell, por me erë. Pas mesditës përgjatë bregdetit jugor do të ketë rritje të përkohshme të vranësirave, por reshjet nuk kanë gjasa. Do të fryjë një erë e moderuar verilindore. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë midis 28 dhe 30°. Temperatura e ujit të detit është 26-27°. Valët e detit do të jenë të trazuara deri në 3-4 ballë.
Në male do të jetë me diell, me vranësira pasdite, por pothuajse pa reshje. Do të fryjë një erë e moderuar verilindore. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë rreth 25°, në 2000 m - rreth 17°.
Të shtunën do të jetë me diell. Temperaturat do të rriten dhe vlerat maksimale do të jenë midis 31 dhe 36°, të dielën - deri në 38°.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA