LAJME

Artikull

Bullgaria dërgoi një kontingjent ushtarak në Kosovë

Enjte, 7 Gusht 2025, 16:51

Bullgaria dërgoi një kontingjent ushtarak në Kosovë

Madhësia e shkronjave

Një kontingjent ushtarak i Ushtrisë Bullgare u nis për një mision paqeruajtës në Kosovë, njoftoi korrespondenti i BNR nga Shumeni, prej nga sot u përcollën zyrtarisht 97 ushtarakë (90 burra dhe 7 gra). Kontingjenti bullgar është pjesë e komandës rajonale "Perëndimi" në kuadër të forcave stabilizuese të NATO-s në Kosovë, dhe vjen nga Komanda e Brigadës së 5-të.
Pjesa kryesore e kontingjentit është formuar nga batalioni i 29-të i mekanizuar, që bën pjesë në përbërjen e Komandës së Brigadës së 5-të në Pleven. Gjithashtu marrin pjesë edhe ushtarakë nga Brigada e 61-të e mekanizuar në Karllovo, regjimenti i 4-të i artilerisë në Asenovgrad, si dhe ushtarakë nga Komanda e Përbashkët e Forcave, Akademia Ushtarake Mjekësore dhe Policia Ushtarake – Varna.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Ministria e Mbrojtjes