EKONOMI

Artikull

Në dyqane hyn zyrtarisht në fuqi shënimi i çmimeve edhe në euro

Premte, 8 Gusht 2025, 01:55

Në dyqane hyn zyrtarisht në fuqi shënimi i çmimeve edhe në euro

Madhësia e shkronjave

Që nga data 8 gusht, çmimet e të gjitha produkteve në dyqane duhet të shënohen edhe në euro. Konvertimi duhet të bëhet sipas kursit zyrtar të këmbimit 1.95583, i përcaktuar nga bordi valutor dhe mbi të cilin u pranua kalimi i Bullgarisë në monedhën evropiane. Me ndryshimet në Ligjin për aplikimin e euros në Bullgari, të miratuara në fund të korrikut, deputetët i dhanë një afat shtesë prej 2 muajsh – deri më 8 tetor, gjatë të cilit tregtarët nuk do të gjobiten për mungesën e shënimit të dyfishtë të çmimeve. Ky periudhë lehtësuese është menduar për kompanitë që mirëmbajnë softuerin e arkave fiskale, të cilat nuk arrijnë të përmbushin afatet teknike të vendosura.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Georgi Nejkov

Publikoi / Publikuan: БНР екип