SHOQËRI

Artikull

Banorët dhe vizitorët e Burgasit do të ndjekin një shfaqje ajrore nën tingujt e hiteve të viteve ’90

Premte, 8 Gusht 2025, 02:55

Banorët dhe vizitorët e Burgasit do të ndjekin një shfaqje ajrore nën tingujt e hiteve të viteve ’90

Madhësia e shkronjave

Një shfaqje ajrore mbresëlënëse do të shoqërojë festivalin legjendar të hiteve të viteve ’90 – SPICE Music. Spektakli ajror organizohet për herë të parë në kuadër të edicionit të sivjetshëm, me rastin e 20-vjetorit të krijimit të ndërmarrjes shtetërore "Infrastruktura Portuale". Për këtë rast u ftuan asët e ekipit kombëtar të akrobacisë ajrore të Rumanisë – "Shqiponjat e Rumanisë", të cilët do të fluturojnë mbi qiellin e Burgasit më 8 gusht, në intervalin 20:00 – 20:30, në zonën pranë Portit Detar. Shfaqja spektakolare ajrore do të jetë e dukshme edhe nga plazhi qendror dhe ura në Kopshtin Detar, njoftojnë organizatorët. Në qiell do të ngrihen pesë avionë “Extra 300”, të pilotuar nga pilotët më të mirë të “Aeroclub Romania” – një organizatë ajrore me mbi 100 vjet histori dhe njohje ndërkombëtare në fushën e akrobacisë ajrore, bën të ditur Komuna e Burgasit.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Spicemusicfest

Publikoi / Publikuan: БНР екип