LAJME

Artikull

“Rheinmetall” do të krijojë një ndërmarrje për prodhimin e barutit dhe granatave së bashku me VMZ Sopot

Premte, 8 Gusht 2025, 06:42

“Rheinmetall” do të krijojë një ndërmarrje për prodhimin e barutit dhe granatave së bashku me VMZ Sopot

Madhësia e shkronjave

Prodhuesi më i madh i armëve në Evropë — Rheinmetall — do të prodhojë granata 155 mm në Bullgari. Kjo del nga stenograma e një mbledhjeje të qeverisë. Investimi në VMZ‑Sopot, me pjesëmarrje bullgare, do të jetë 960 milionë euro. Paratë do të jenë një hua nga mekanizmi evropian për sigurinë e Evropës – SAFE. Një shoqëri e përbashkët do të menaxhojë fabrikën për prodhimin e barutit dhe municionit 155 mm. Sipas ministrit të ekonomisë Petër Dillov, negociatat për projektin gjatë muajve të fundit ishin intensive. “Rheinmetall” do të transferojë teknologji dhe do të krijojë vende të reja pune gjatë ndërtimit të kapaciteteve të reja. Granatat do të jenë të nevojshme edhe për obusët e rinj “Cesar”, që Bullgaria do të blejë nga Franca. Deri tani në Bullgari vetëm dy firma private prodhojnë granata 155 mm sipas standardit të NATO-s.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: reuters.com

Publikoi / Publikuan: БНР екип