Rënia e pritur e eksporteve bullgare në SHBA për shkak të tarifave të reja është rreth 32.8%. Kjo është 1.5% e eksporteve totale të vendit, thotë zëvendësministri i ekonomisë dhe industrisë Donço Barballov. Rënia e PBB-së bullgare në vitin 2025 për shkak të sanksionit do të jetë 0.35%. Kur llogaritet bazuar në eksportet bullgare në SHBA në vitin 2024, shihet se tarifa mesatare reale për mallrat bullgare është 12.51%, tha Barballov. Eksportet e instrumenteve dhe aparateve mjekësore, kirurgjikale, dentare, si dhe farat e lulediellit, do të preken më shumë nga tarifat e reja, raportoi Barballov, i cituar nga BTA. Zëvendësministri Barballov kujtoi se BE-ja është i vetmi partner tregtar i SHBA-së me një përkufizim dyfazor të tarifave. Kjo do të thotë që nëse tarifa ishte midis 0 dhe 15%, ajo bëhet 15%. Nëse ishte mbi 15%, norma mbetet në të njëjtin nivel.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova