SHOQËRI

Artikull

Marshimi me “Kambanën e Paqes” kalon nëpër Bullgari në rrugën për në Jerusalem

Premte, 8 Gusht 2025, 08:48

Marshimi me “Kambanën e Paqes” kalon nëpër Bullgari në rrugën për në Jerusalem

Madhësia e shkronjave

Një marshim i quajtur “Kambana e Paqes” po kalon nëpër Bullgari. Iniciativa vjen nga një shoqatë gjermane me të njëjtin emër. Pjesëmarrësit besojnë fort se njerëzit e zakonshëm duhet të bëjnë gjithçka që munden për të ruajtur paqen, sidomos në kohë kur ka shumë luftëra dhe politikanët flasin për luftë. Kështu u shpreh për agjencinë BTA në Kozlloduj një nga organizatorët, Andreas Kunka.
Grupi prej rreth 20 vetash, me 5 kuaj të bardhë dhe 4 poni,  nisi më 8 maj nga Porta e Brandenburgut në Berlin. Ata mbajnë një kambanë të derdhur nga gëzhojat e plumbave dhe bronzi. Në të është e gdhendur një pëllumb dhe fjala “paqe” në disa gjuhë, përfshirë edhe bullgarishten. “Tashmë kemi kaluar nëpër Gjermani, Çeki, Sllovaki, Austri, Hungari, Rumani dhe tani po kalojmë nëpër Bullgari. Do të vazhdojmë nëpër Turqi, Siri, Jordani, për të mbërritur në Jerusalem”, shpjegoi Ines Vitter nga Berlini.
Marshimi pritet të përshkojë rreth 5000 kilometra. Nisma financohet nga donacione dhe nga vetë mjetet e vullnetarëve.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: БНР екип