Shoqata Sportive e Alpinizmit “Mlladost” në Bosilegrad të Serbisë, me mbështetjen e Komunës së Bosilegradit dhe Shoqatës së Alpinistëve të Serbisë, organizon ngjitjen e XII-të ndërkombëtare në majën Cërnook (1881 metra). Ngjarja do të mbahet më 16 gusht dhe është e hapur për të gjithë turistët dhe dashamirët e natyrës. Pritet pjesëmarrje rekord nga Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe nga brendësia e Serbisë.
Itinerari është rreth 20 kilometra i gjatë, me një diferencë lartësie në ngjitje dhe zbritje në malin Dukat prej 950 metrash. Rruga është pjesërisht rrethore dhe nis nga vendi i quajtur “Obe Reke”, pranë kishës së fshatit Cërnoshtica. Pas ngjitjes në majë, itinerari përfundon te kisha “Shën Pjetri dhe Pali” në zonën e quajtur “Soboreshte”, ku do të organizohet një drekë falas për pjesëmarrësit. Organizatorët kanë përgatitur gjithashtu një program kulturor-argëtues, si dhe dhënien e certifikatave të mirënjohjes dhe çmimeve për të gjithë ata që arritën ta përfundojnë itinerarin.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA - arkiv