Nga gati 2 milionë pensione, Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore u paguan 16 000 prej tyre bullgarëve jashtë vendit. Numri më i madh i pensionistëve bullgarë që jetojnë jashtë është në Gjermani – 4100. Ka edhe nga një pensionist bullgar në Korenë e Jugut dhe në Islandë.
75 000 bullgarë marrin pensione nga jashtë vendit, thotë për portalin trud.bg drejtoresha e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Vesella Karaivanova. Ata gjithashtu marrin një pension bullgar, por për një pjesë të karrierës së tyre të punës kanë punuar në një vend të BE-së ose në një vend tjetër me të cilin Bullgaria ka një marrëveshje për sigurimet shoqërore.
Numri më i madh i pensioneve nga jashtë janë për punë në Gjermani – mbi 12 500. Nga Spanja janë 11 300 pensione. Nga Greqia dhe Italia marrin pension përkatësisht 10 200 dhe 8600 bullgarë të moshuar. Numri i atyre që janë siguruar në Rusi është 5900, në Mbretërinë e Bashkuar 5400, në Çeki 3200, në Qipro 2900 dhe në Austri 2300.
Lexoni më tepër në arkivin e Radio Bullgarisë:
57 000 pensionistë të moshuar punojnë me kontratë në sektorin shtetërorPensione më të larta, por edhe çmime më të larta – pensionistët bullgarë ende ndihen të varfërRedaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA