EKONOMI

Artikull

Pritjet e bullgarëve për inflacionin për 12 muajt e ardhshëm po rriten

Premte, 8 Gusht 2025, 12:06

Pritjet e bullgarëve për inflacionin për 12 muajt e ardhshëm po rriten

Madhësia e shkronjave

Treguesi i përgjithshëm i besimit të konsumatorëve, ose, me fjalë të tjera, vlerësimi i tyre për të ardhmen e tyre ekonomike në Bullgari dhe situatën aktuale ekonomike, vazhdon të bjerë, dhe në korrik 2025 ra me 4.7 për qind në minus 21.1 për qind, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Rënia prek si popullsinë urbane, ashtu edhe atë rurale. Sipas konsumatorëve, ka një rritje të çmimeve të konsumit në dymbëdhjetë muajt e fundit. Në të njëjtën kohë, pritjet e tyre për inflacionin për dymbëdhjetë muajt e ardhshëm po rriten gjithashtu. Lidhur me papunësinë në vend në dymbëdhjetë muajt e ardhshëm, parashikimet po zhvendosen drejt ruajtjes ose një rënie të lehtë. Situata aktuale ekonomike në vend vlerësohet nga shumica e konsumatorëve si e pafavorshme për kursim. Një fakt interesant është se në të njëjtën kohë, gjithnjë e më shumë bullgarë po planifikojnë të blejnë mallra me përdorim afatgjatë në 12 muajt e ardhshëm.
Në dyqane hyn zyrtarisht në fuqi shënimi i çmimeve edhe në euroBanka Kombëtare Bullgare (BNB) pret që inflacioni në vend të vazhdojë të rritet deri në fund të vitit 2025Qeveria hap një rrjet shtetëror për produkte të lira bullgareKontroll i përforcuar i çmimeve do të futet nga 8 gushti
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA