LAJME

Artikull

Nuk është e qartë se kur SHBA-të do t'i dorëzojnë Bullgarisë gjashtë avionët e mbetur luftarakë F-16

Premte, 8 Gusht 2025, 14:48

Nuk është e qartë se kur SHBA-të do t'i dorëzojnë Bullgarisë gjashtë avionët e mbetur luftarakë F-16

Madhësia e shkronjave

Nuk ka një orar të qartë për dorëzimin e gjashtë avionëve të mbetur luftarakë F-16 Block 70 në Bullgari. Kjo u tha në një përgjigje me shkrim nga Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov në përgjigje të një pyetjeje nga deputeti Ivajllo Mirçev. Ministri saktësoi se mbërritja e avionëve luftarakë varet nga Forcat Ajrore të SHBA-së dhe vendet e NATO-s. Ndër kërkesat që e ndërlikojnë planifikimin e datave është nevoja për të ruajtur një furnizim të vazhdueshëm me karburant gjatë fluturimeve mbi oqean dhe mundësia e formimit të një grupi avionësh për të fluturuar nga SHBA-të në Evropë. SHBA-të kanë një numër të kufizuar avionësh për të furnizuar avionët luftarakë gjatë fluturimeve mbi oqean, raportoi gazetari ynë Dobromir Videv.
Në prill dhe qershor, Bullgaria mori dy avionët e parë luftarakë F-16. 6 avionët e mbetur sipas kontratës së parë duhet të jenë në vendin tonë deri në fund të vitit 2025. Sipas kontratës së dytë, 8 të tjerët duhet të jenë në vendin tonë deri në fund të vitit 2027.
Sipas kontratës, avionët e parë F-16 duhej të dorëzoheshin në Bullgari në vitin 2023, por për shkak të krizës së Covid, afati u zgjat me pothuajse dy vjet.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Ministria e Mbrojtjes