LAJME

Artikull

Grupi etnografik hërcoi në vendin tonë mblidhet për një festival në fshatin Kacellovo

Shtunë, 9 Gusht 2025, 01:50

Grupi etnografik hërcoi në vendin tonë mblidhet për një festival në fshatin Kacellovo

Madhësia e shkronjave

Festivali i katërmbëdhjetë tradicional i grupit etnografik hërcoi do të mbahet sot, 9 gusht, në fshatin Kacellovo, bashkia Dve Mogili, rajoni Ruse. Eventi, i cili është nën patronazhin e kryetares së bashkisë Dve Mogili Marieta Petrova, do të fillojë në orën 09:30 me një bekim uji për shëndet dhe begati. 22 grupe këngëtarësh nga mbi 20 vendbanime nga e gjithë Bullgaria Veriore kanë aplikuar për pjesëmarrje. Programi përfshin zakone tradicionale, duke përfshirë "Xhamal", hedhjen e një të porsalinduri, prerjen e "mjekrës" së grurit dhe një dasmë tipike të Kacellovos me elementë origjinalë të hërcoi-ve. Organizatori i iniciativës është qendra lokale e komunitetit "N. J. Vapcarov - 1902". Ajo do të mbahet në sallën e institucionit kulturor.
Herën e parë që Festivali i Hercoi-ve u organizua ishte në vitin 2009, kujton BTA. Fshati Kacellovo është i njohur për kostumet e tij autentike mbi 200 vjeçare, të cilat janë ruajtur dhe me të cilat performojnë interpretues të folklorit autentik. Vendasit kanë ruajtur gjithashtu dialektin e hërcoi-ve, të transmetuar brez pas brezi. Hërcoi-t janë një nga grupet e popullsisë së vjetër bullgare në Bullgarinë Veriore dhe në disa rajone të Bullgarisë Verilindore, të vendosura kryesisht në vendbanimet rreth qyteteve Bjalla dhe Ruse.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Administrata e Distriktit të Ruses