KULTURË

Artikull

Iren Veliçkova-Jamami nga Japonia prezanton librin e saj të ri kushtuar qëndismave

Shtunë, 9 Gusht 2025, 06:10

Iren Veliçkova-Jamami nga Japonia prezanton librin e saj të ri kushtuar qëndismave

Madhësia e shkronjave


Iren Veliçkova-Jamami tregon historinë e Bullgarisë përmes qepjeve të imëta të qëndismave bullgare. Dy vjet më parë, ajo i dhuroi Muzeut Kombëtar të Historisë një hartë të qëndisur me dorë të vendit tonë, dhe tani është gati të prezantojë librin e saj "Bullgaria në qëndisma" në atdheun e saj.
Botimi është në tre gjuhë - bullgarisht, anglisht dhe japonisht, dhe përmban një përshkrim të detajuar të qëndismave tradicionale bullgare dhe simbolikës së tyre. Në kopertinën e tij është e njëjta hartë e qëndisur e vendit tonë, në të cilën përshkruhen 144 qëndisma kombëtare që lidhen me rajonet etnografike të Bullgarisë.
Iren Veliçkova-Jamami jeton në Japoni, por nuk ndalet së qëndisuri
Botimi do të prezantohet më 11 gusht në Bibliotekën Rajonale “Nikollaj Vrançev” në qytetin Smoljan(Bullgaria Jugore). Këtë ia bëri të ditur Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA-së) Antoaneta Nikollova - eksperte kryesore për programet, aktivitetet kulturore dhe marrëdhëniet me publikun në bibliotekë.
Iren Veliçkova-Jamami jeton në Japoni që nga viti 1988, me të cilën e lidh rrugën e saj personale dhe profesionale. Për më shumë se 25 vjet, bashkatdhetarja jonë i është përkushtuar studimit dhe sistematizimit të qëndisjes bullgare, duke kërkuar kuptimin e saj sakrale. Në Japoni, ajo themeloi një shkollë të saj për qëndisje, ku zhvillon kurse.
Lexoni më shumë për qëndismat bullgare në arkivin e Radio Bullgarisë:
Qëndismat bullgare si frymëzim në jetën moderne
Qëndisma dhe qetësi rreth njerëzve të dashur - kjo bëri që Zhasmina Atanasova të kthehej në Bullgari
Bukuria e përjetshme e qëndismave bullgare
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Biblioteka rajonale "Nikolla Vrançev" - Smoljan, Galeria "Serdika"