Artikull
Shoqata bullgare "Ivan Vazov" në Berisso feston 70 vjetorin e saj
Dielë 10 Gusht 2025 02:00
Dielë, 10 Gusht 2025, 02:00
Madhësia e shkronjave
Shoqata kulturore bullgare "Ivan Vazov" në qytetin argjentinas të Berisso-s, provinca e Buenos Aires, do të festojë 70 vjetorin e themelimit të saj me një festë më 16 gusht 2025.
"Ky vit është shumë i rëndësishëm për ne, mbushen 70 vjet nga themelimi i kolektivit tonë dhe duam ta festojmë së bashku me të gjithë miqtë dhe partnerët që na kanë ndihmuar gjatë gjithë kohës, të vazhdojmë të promovojmë kulturën bullgare dhe të mbajmë gjallë lidhjet me vendin e origjinës së paraardhësve tanë", thanë anëtarët e shoqatës për Agjencinë Telegrafike Bullgare (BTA). Gjatë këtij eventi, do të shpallen emrat e ambasadorëve kulturorë që do ta përfaqësojnë shoqatën në festa dhe festivale të ndryshme vendase këtë vit dhe vitin e ardhshëm.
Shoqata Kulturore Bullgare “Ivan Vazov” në qytetin argjentinas Berisso u krijua në vitin 1955 me qëllim bashkimin e pasardhësve të bullgarëve që u zhvendosën në Argjentinë në gjysmën e parë të shekullit të 20-të. Kurset e gjuhës, festimet e festave kombëtare, së bashku me bibliotekën e themeluar me libra në gjuhën bullgare dhe grupin e vallëzimit “Sedjanka” janë një rast për takime midis bashkatdhetarëve tanë në vend, kujton BTA.
Mësoni më shumë për bullgarët në Argjentinë në arkivin e Radio Bullgarisë:
Polja Stançeva zbulon historinë e emigrantëve bullgarë në Argjentinë me një filmAnabell Casaboff, një balerinë nga Buenos Aires, e dashuruar me vallet popullore bullgareAksinija Ivanova dhe Ivan Cankov mbi diplomacinë kulturore të emigracionit të ri bullgar në ArgjentinëDuke menduar për Bullgarinë në Argjentinën e largëtNjë fotoekspozitë dhe libër tregojnë për peripecitë jetike të emigrantëve bullgarë në Argjentinë
Antoaneta Maxharova – drejtoreshë artistike e një qendre kulturore në ArgjentinëLeandro Matias Ponse - ose si një argjentinas hyn në një takt me ritmet bullgare
Përpiloi: Joan Kolev
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Facebook /Sociedad Cultural Búlgara Ivan Vazov de Berisso