LAJME

Artikull

Për shkak të minave në Detin e Zi, Bullgaria do të blejë pastrues minash të dorës së dytë

Hënë, 11 Gusht 2025, 06:21

Për shkak të minave në Detin e Zi, Bullgaria do të blejë pastrues minash të dorës së dytë

Madhësia e shkronjave

Ne presim që qeveritë e Belgjikës dhe Holandës të vendosin së shpejti për blerjen nga Bullgaria të gjuetarëve të minave të nxjerrë nga përdorimi. Këtë e tha në Varnë ministri i mbrojtjes, Atanas Zaprjanov, i cili ishte i ftuar në mbledhjen festive-koncert me rastin e 146-vjetorit të krijimit të Forcave Detare. Zaprjanov sqaroi se, edhe pse të dorës së dytë, gjuajtësit e minave do të modernizohen dhe aftësitë e flotës ushtarake do të rriten. Sipas tij, edhe nëse arrihet një marrëveshje paqeje dhe lufta në Ukrainë përfundon, rreziku nga minat në Detin e Zi do të vazhdojë të ekzistojë.
Prioritete të qarta dhe kontroll civil janë të domosdoshëm në zbatimin e projekteve për modernizimin e ushtrisë bullgare, komentoi presidenti Rumen Radev në Varnë. Ai ishte i pranishëm në ceremoninë e dhënies së gradës së parë oficer të 44 kadetëve të gjeneratës 2025 të Akademisë së Lartë Detare “Nikolla Vapcarov”.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: БНР екип