EKONOMI

Artikull

Nga nëntori do të ofrohet blerja e kartëmonedhave dhe monedhave euro në qarkullim

Hënë, 11 Gusht 2025, 06:41

Nga nëntori do të ofrohet blerja e kartëmonedhave dhe monedhave euro në qarkullim

Madhësia e shkronjave

Nga nëntori, kartëmonedha dhe monedha euro do të jenë të disponueshme për blerje nga bizneset dhe qytetarët, përpara hyrjes së Bullgarisë në zonën euro më 1 janar 2026. Tregtarët duhet të furnizohen me kartëmonedha dhe monedha euro, në mënyrë që të mund të japin kusur në monedhën e përbashkët, njofton faqja zyrtare e Bankës Popullore Bullgare. Deri në datën e vendosjes së euros, furnizimi i tregtarëve me kartëmonedha dhe monedha euro do të bëhet nga bankat. Banka Qendrore saktëson se eurot e marra nga tregtarët nuk mund të përdoren për pagesa para datës zyrtare të aplikimit të euros.
Një muaj pas hyrjes së euros, kartëmonedhat dhe monedhat në leva do të jenë ende mjet paralel pagese, por kusuri do të jepet vetëm në euro dhe centë euro. Në rast të mungesës së monedhave ose kartëmonedhave euro, do të lejohen përjashtime. Megjithatë, pagesa dhe kthimi i kusurit duhet të bëhen plotësisht vetëm në një valutë. Automatet e vetëshërbimit, si ato për kafe apo makinat shitëse (vending), do të pranojnë vetëm euro dhe centë euro dhe do të japin kusur vetëm në to.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES