SPORT

Artikull

Kristijan Kasabov u shpall nënkampion evropian në garën 110 metra me pengesa

Hënë, 11 Gusht 2025, 07:04

Kristijan Kasabov u shpall nënkampion evropian në garën 110 metra me pengesa

Madhësia e shkronjave

17-vjeçari Kristijan Kasabov fitoi medaljen e argjendtë në garën 110 metra me pengesa në Kampionatin Evropian të Atletikës për sportistë deri në 20 vjeç, që po zhvillohet në Tampere (Finlandë). Në finalen e disiplinës, atleti bullgar siguroi vendin e dytë duke vendosur një tjetër rekord kombëtar për grupmoshën e tij – 13.31 sekonda. Medaljen e artë e fitoi italiani Matteo Toni, gjithashtu me rekord të ri kombëtar për Italinë – 13.27 sekonda. Medalja e bronztë shkoi për çekun Matiash Zah me kohë 13.33 sekonda.
Zinga Barbosa Firmino fitoi medaljen e bronztë për Bullgarinë në finalen e kërcimit trehapësh. Atleti nga Jambolli arriti 15.71 metra në provën e tij të gjashtë dhe fillimisht u rendit në vendin e katërt. Megjithatë, delegacioni bullgar parashtroi një ankesë për përdorimin e atleteve të parregullta nga francezi Emmanuel Idina, i cili ishte në vendin e dytë. Ankesa u pranua, dhe pas diskualifikimit të francezit, Zinga u ngjit një vend më lart dhe fitoi medaljen e bronztë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Federata Bullgare e Atletikës