KULTURË

Artikull

Një film bullgar do të marrë pjesë në festivalin e filmit në Korçë

Hënë, 11 Gusht 2025, 07:31

Një film bullgar do të marrë pjesë në festivalin e filmit në Korçë

Madhësia e shkronjave

Filmi „Dita kur ajo do të lindë“ i Emil Spahijski u përzgjodh në seleksionin zyrtar të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër në Korçë, njofton faqja zyrtare e eventit. “Pas orësh shikimi, ditësh diskutimesh dhe muajsh punë të përkushtuar, momenti më në fund erdhi – seleksioni zyrtar për edicionin e 12-të të KO:SH Film Fest 2025 është gati”, thuhet në publikim. “Çdo film u përzgjodh pas një procesi të gjatë dhe me pasion nga ekipi ynë i seleksionimit dhe paraqet zëra të fuqishëm, vizione të freskëta dhe perspektiva unike nga e gjithë bota,” theksohet më tej në njoftim. Festivali ndërkombëtar në Korçë do të zhvillohet nga 9 deri më 13 shtator 2025, transmeton BTA.
“Skenari i filmit „Dita kur ajo do të lindë“ u kushtohet njerëzve të prekur nga demenca dhe marrëdhënieve të tyre të ndërlikuara me të afërmit. Por filmi është edhe për dashurinë që na shpëton”, shkruhet në prezantimin e filmit.
Ky film është financuar nga Qendra Kombëtare e Filmit dhe është krijuar mbi tregimin me të njëjtin emër të shkrimtares Jordanaka Beleva.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Oleg Popov

Publikoi / Publikuan: БНР екип