LAJME

Artikull

Në vapën verore rritet eksporti i energjisë elektrike nga Bullgaria

Hënë, 11 Gusht 2025, 08:34

Në vapën verore rritet eksporti i energjisë elektrike nga Bullgaria

Madhësia e shkronjave

Në shtatë muajt e parë të vitit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, eksporti i energjisë elektrike nga vendi u rrit. Këtë e deklaroi për Radio Bullgare (BNR) drejtori i Operatorit të Sistemit Elektrik (ESO), Angelin Caçev. Bilanci pozitiv është 230 000 megavat-orë energji elektrike në eksport për tregje të tjera.
Pas ndryshimit të metodologjisë së balancimit, pjesëmarrësit tregtarë me kapacitete të paqëndrueshme elektrike janë “disiplinuar” dhe aktualisht nuk ka shqetësime për balancimin e sistemit, tha drejtori ekzekutiv i ESO-së. Sipas tij, për këtë tregues, Bullgaria është ndër pesë vendet e para në Evropë. Vendi tashmë ruan energji diellore në bateri, të cilat janë investime private, shtoi menaxheri. Kapaciteti i baterive është rreth 500 megavatë, me kapacitet ruajtjeje prej rreth 1300 megavat-orë, që përbën rreth 1.5% të konsumit ditor.

Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES