LAJME

Artikull

Presidenti vendosi veto mbi dispozitat e reja për pronën shtetërore

Hënë, 11 Gusht 2025, 10:01

Presidenti vendosi veto mbi dispozitat e reja për pronën shtetërore

Madhësia e shkronjave

Presidenti Rumen Radev e ktheu për rishqyrtim në parlament ndryshimet në Ligjin për pronën shtetërore, njoftoi zyra e shtypit e institucionit. Ndryshimet u miratuan më 31 korrik, në ditën e fundit të punës përpara pushimeve të Kuvendit Popullor. Në arsyetim thuhet se ndryshimet e miratuara në moment të fundit lehtësojnë shitjen e pasurive nga ndërmarrje të përfshira në të ashtuquajturën "lista e ndaluar" sipas Ligjit për privatizim dhe kontroll pasprivatizues. Sipas presidentit, kjo u jep mundësi ndërmarrjeve të përfshira në listën e ndaluar të shesin pjesë të veçuara nga pasuria e tyre, duke e vlerësuar vetë nëse shitja është e nevojshme. Prandaj Radev vlerëson se ekziston një rrezik i mundshëm për abuzim dhe arbitraritet, gjë që në fund mund të dëmtojë interesin publik.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook / Rumen Radev