Artikull
U zbulua një varr i lashtë i gjetur në themelet e Akademisë Kombëtare të Arteve në Sofje
Hënë 11 Gusht 2025 11:42
Hënë, 11 Gusht 2025, 11:42
Madhësia e shkronjave
Gjatë aktiviteteve të ndërtimit dhe rinovimit në Ndërtesën Veriore (nga ana e rrugës “Oborishte”) të Akademisë Kombëtare të Arteve në Sofje, u gjet një varr i lashtë tegul - pjesë e Nekropolit Lindor të Serdikës së Lashtë.
Bërthama e nekropolit ndodhet nën dhe rreth Bazilikës “Shën Sofja” dhe zhvillohet në drejtim lindor përgjatë gjithë sheshit rreth tempullit "Shën Aleksandër Nevski", duke arritur në parkun e sotëm “Zaimov”, tregojnë institucionet arsimore. Hulumtimi i tij arkeologjik filloi në fund të shekullit të 19-të. Objekti i varrimit do të studiohet së shpejti nga arkeologët e Muzeut Rajonal të Historisë në Sofje. Puna në terren filloi sot, 11 gusht
.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: nha.bg