FOLKLOR

Artikull

Vallet bullgare e ndezën atmosferën në Durrës në "Mbrëmjen e Kulturës së Bullgarisë"

Hënë, 11 Gusht 2025, 13:52

Vallet bullgare e ndezën atmosferën në Durrës në "Mbrëmjen e Kulturës së Bullgarisë"

Madhësia e shkronjave

Edicioni i tretë i festivalit "Mbrëmja e Kulturës së Bullgarisë - 2025" në qytetin e Durrësit, Shqipëri, u zhvillua në një atmosferë të mrekullueshme festive. Kjo u njoftua në Facebook nga Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Tiranë. Valltarët nga klubi i vallëzimit "Sijanie", Plovdiv, me koreografen Gergana Atanasova dhe asistente koreografen Stefka Mileva i mbushën mysafirët dhe banorët e Durrësit me energjinë e jashtëzakonshme të valleve popullore bullgare, shton misioni ynë diplomatik.
Eventi është organizuar nga Xhejljan Demirev me ndihmën e Ambasadës së Bullgarisë në Shqipëri. Tradicionalisht, gëzon interes të madh nga banorët dhe mysafirët e qytetit, dhe përfaqësuesit e komunitetit vendas bullgar marrin pjesë me gëzim në aktivitet.
Lexoni për mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri në arkivin e Radio Bullgarisë:
Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë
Mësoni më shumë për komunitetin bullgar në Shqipëri në arkivin tone:
Rezultatet e regjistrimit zyrtar janë një sukses i madh për komunitetin bullgar në ShqipëriE folura e bullgarëve në Shqipëri ende ruan pasurinë e të folurës popullore bullgareTe nashencit në Gorën e Kukësit (VIDEO)Libër për origjinën e harruar bullgare të bashkatdhetarëve tanë nga Shqipëria dhe KosovaRajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrativePër veprimtarinë patriotike të Ahmet Ballës dhe komunitetin bullgar në ShqipëriMilena Selimi: Bullgarët në Shqipëri kanë nevojë për mësues dhe për vëmendjeMësimi i gjuhës bullgare – prioritet për bullgarët në ShqipëriPër jetën e bullgarëve në ShqipëriNjë libër për Gollobordën në gjuhën bullgare
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: facebook.com/BGEmbTirana