SPORT

Artikull

Një bullgare është ndër 5 më të mirat e Kampionatit Evropian të Basketbollit për Femra të moshës nën 20 vjeç

Hënë, 11 Gusht 2025, 15:02

Një bullgare është ndër 5 më të mirat e Kampionatit Evropian të Basketbollit për Femra të moshës nën 20 vjeç

Madhësia e shkronjave

Denica Manollova mori vlerësim të merituar për performancën e saj të fortë në Kampionatin Evropian të Basketbollit për Femra të moshës nën 20 vjeç, Divizioni "B", i cili u mbajt në Hungari. Lojtarja e "Rillski Sportist" gjeti një vend në "Pesëshen e Përsosur" të turneut në Mishkolc, raportoi Nova TV. Vajza luajti një rol kyç në renditjen e vendit tonë në katërshen finale. Në ndeshjen e tyre të fundit, kombëtarja humbi ndaj Kroacisë 78:82 dhe mbeti e katërta.
Manollova, 176 centimetra e gjatë, regjistroi një mesatare prej 16.3 pikësh në gjithsej 7 ndeshje. Në renditjen e shënuesve, ajo ndan vendin e dytë me Jovana Jevtovic nga Serbia, dhe në renditjen për lojtaret më të vlefshme ajo zë vendin e katërt, raportoi Sportal.bg.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: basketball.bg