Artikull
Britania е Madhe përfshin kriminelët bullgarë në skemën "Deportimi Tani"
Hënë 11 Gusht 2025 15:18
Hënë, 11 Gusht 2025, 15:18
Madhësia e shkronjave
Qytetarët kriminelë bullgarë do të deportohen nga Mbretëria e Bashkuar pa të drejtë të apelojnë vendimin para dëbimit. Bullgaria është midis 15 vendeve të shtuara në një sistem të quajtur "Deportimi Tani, Apelimi Më Vonë", raportoi BNR Horizont. Sistemi u aplikua nga qeveria e mëparshme konservatore britanike. Tani është zgjeruar nga Partia Laburiste në pushtet me arsyetimin se një numër i madh kriminelësh mund të kalojnë muaj dhe madje vite shtesë në ishull ndërsa presin një vendim mbi apelimin e tyre për deportim. Sipas skemës, të deportuarit më pas mund t'i dëgjojnë apelimet e tyre përmes lidhjes video.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: AP/BTA
Publikoi / Publikuan: БНР екип