Artikull
Një ekspozitë në Varna na çon në gjurmët e kafshëve që po zhduken në Bullgari
Martë 12 Gusht 2025 02:45
Martë, 12 Gusht 2025, 02:45
Madhësia e shkronjave
Deri më 29 gusht 2025, banorët e Varnës dhe mysafirët e qytetit të Detit të Zi mund të vizitojnë ekspozitën udhëtuese "Gjurmët e Zhdukjes" në Muzeun e Historisë Natyrore në qytet. Ekspozita është pjesë e një fushate kushtuar ruajtjes së specieve të rralla dhe të rrezikuara të kafshëve në Bullgari. Janë paraqitur kallëpe të detajuara të gjurmëve nga kafshë të rrezikuara. Çdo gjurmë tregon një histori – jo vetëm për vetë llojin, por edhe për mënyrën se si aktiviteti njerëzor po ndryshon habitatet e tyre.
Këto janë gjurmët e këmbëve të ariut të murrmë, bizonit evropian, kalit të egër, ujkut, dhisë së egër, muflonit, drerit lopatar, rrëqebullit, skifterit të gjuetisë dhe shkabës.
Ideja e ekspozitës, e cila tashmë ka vizituar një numër qytetesh në vend, është të angazhojë më shumë njerëz me temën e ruajtjes së jetës së egër, raporton BNR Varna.
Ekspozita mund të shihet edhe virtualisht KËTU.
Lexoni më tepër në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: museumvarna.com
Publikoi / Publikuan: БНР екип