LAJME

Artikull

Ministri i Jashtëm Georg Georgiev: Sanksionet kundër Rusisë dëshmojnë efektivitetin e tyre

Martë, 12 Gusht 2025, 05:58

Ministri i Jashtëm Georg Georgiev: Sanksionet kundër Rusisë dëshmojnë efektivitetin e tyre

Madhësia e shkronjave

Çdo marrëveshje paqeje duhet të jetë e qëndrueshme dhe e drejtë, duke respektuar parimet e së drejtës ndërkombëtare. Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në një takim videokonference të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së.
Më 11 gusht, Këshilli diskutoi përpjekjet diplomatike për t'i dhënë fund agresionit rus në Ukrainë dhe koordinimin me partnerët transatlantikë në takimin e ardhshëm të 15 gushtit midis presidentëve të SHBA-së dhe Rusisë në Alaska, njoftoi Ministria e Jashtme.
Në deklaratën e tij, Ministri Georgiev përshëndeti angazhimin e vendosur të SHBA-së për t'i dhënë fund armiqësive dhe për të arritur paqen përmes negociatave dhe tregoi se derisa kjo të arrihet, mbështetja gjithëpërfshirëse për Ukrainën do të vazhdojë. Paqja nuk është thjesht mungesa e luftës, por duhet të jetë baza për stabilitet, siguri dhe prosperitet afatgjatë si për Ukrainën ashtu edhe për Evropën, shtoi Georgiev. Ai gjithashtu tregoi se sanksionet e vendosura ndaj Rusisë po dëshmojnë efektivitetin e tyre. Përmirësimi i tyre duhet të vazhdojë derisa të ndalet agresioni ushtarak rus kundër Ukrainës.
Ministria thekson se gjatë takimit u diskutua edhe situata aktuale në Lindjen e Mesme dhe nevoja për të përshpejtuar ofrimin e ndihmës humanitare, e cila është urgjentisht e nevojshme për popullsinë civile në Rripin e Gazës.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: mfa.bg