Artikull
Numri i studentëve të huaj që studiojnë në Bullgari po rritet për një vit tjetër
Martë 12 Gusht 2025 06:59
Martë, 12 Gusht 2025, 06:59
Madhësia e shkronjave
Studentët e huaj në Bullgari preferojnë të studiojnë në Universitetet Mjekësore në Sofje, Plovdiv, Varna dhe Pleven, si dhe në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski".
Gjatë vitit akademik 2024/2025, numri i studentëve të huaj në universitetet bullgare u rrit me 4.8%. 16 995 studentë në vend janë të huaj, që është një rritje prej 779 personash. Kjo është e qartë nga të dhënat e marra nga institucionet e arsimit të lartë, pas një kërkese nga BTA.
Numri më i madh i studentëve të huaj në Bullgari vijnë nga Greqia - 3277, nga Britania e Madhe - 2235 dhe nga Ukraina - 2151, dhe fushat profesionale më të preferuara janë mjekësia, stomatologjia, farmacia, shëndeti publik, turizmi dhe mjekësia veterinare. Shumica e studentëve të huaj janë të përqendruar në Sofje, Varna, Bllagoevgrad, Burgas dhe Plovdiv.
Universiteti i Mjekësisë-Sofje, për të dhjetën vit është në elitën e universiteteve të botës
Qyteti i dytë më i madh bullgar tërheq gjithnjë e më shumë studentë të huaj
Universiteti i Sofjes ruan pozitat e tij në renditjen Impact Rankings 2025
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: БНР екип