LAJME

Artikull

Me kërkesë të Ukrainës, në Bullgari po kontrollohen tregtarët e armëve

Martë, 12 Gusht 2025, 11:41

Me kërkesë të Ukrainës, në Bullgari po kontrollohen tregtarët e armëve

Madhësia e shkronjave

Shërbimet e sigurisë në vendin tonë po kryejnë kontrolle dhe sekuestrime në banesa dhe zyra në Sofje dhe në pjesë të tjera të vendit. Veprimet e ekipeve janë në përmbushje të një kërkese për ndihmë juridike nga Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit e Ukrainës. Kërkesa ka të bëjë me një hetim për krime korruptive në Ukrainë, të kryera gjatë tregtisë me armë me çmime të fryra, njoftoi prokuroria. Në kontrolle marrin pjesë hetues nga Shërbimi Kombëtar i Hetimeve, punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme për Luftën Kundër Krimit të Organizuar dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të “Xhandarmërisë, Operacioneve Speciale dhe Luftës kundër Terrorizmit”.
Sipas informacionit jozyrtar të BNT-së, bëhet fjalë për një sinjal nga autoritetet në Kiev për shitje të paligjshme armësh nga një kompani bullgare në drejtim të Rusisë, në kundërshtim me sanksionet ndërkombëtare. Televizioni Kombëtar i Bullgarisë saktëson se aksioni i sotëm vjen vetëm disa ditë pas një takimi në Sofje të të ngarkuarit me detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, Borisllav Sarafov, me oficerë nga zyra e FBI-së në Sofje.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES

Publikoi / Publikuan: БНР екип