EKONOMI

Artikull

Për tre muaj, paga mesatare në Bullgari u rrit me 5.3% duke arritur në 2572 leva (1315 euro)

Martë, 12 Gusht 2025, 12:58

Për tre muaj, paga mesatare në Bullgari u rrit me 5.3% duke arritur në 2572 leva (1315 euro)

Madhësia e shkronjave

Numri i të punësuarve deri në fund të qershorit 2025 u rrit me 1.3% krahasuar me marsin 2025, duke arritur në 2.38 milionë, sipas të dhënave paraprake të Institutit Kombëtar të Statistikave. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2025, rritja më e madhe e numrit të të punësuarve u regjistrua në: sektorin e hotelerisë dhe restoranteve – me 24.8%, shërbimet e pasurive të paluajtshme – me 3.5%, bujqësinë, pylltarinë dhe peshkimin – me 2.4%.
Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025, paga mesatare mujore në Bullgari arriti në 2572 leva (1315 euro), që përfaqëson një rritje prej 5.3% në krahasim me tremujorin e parë të vitit. Sipas të dhënave të Institutit, rritja më e madhe e pagave u regjistrua në: arsim – me 21.2%, administratën shtetërore – me 17.9%, Industrinë nxjerrëse – me 8.5%. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2024, paga mesatare mujore në vend u rrit me 12.0%.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Pixabay

Publikoi / Publikuan: БНР екип