Po rritet numri i kompanive që kërkojnë licenca për veprimtari me armënga Komisioni për Kontrollin e Eksportit dhe Mospërhapjen e Armëve të Shkatërrimit në Masë. Këtë e tregon raporti i komisionit pranë ministrit të ekonomisë për vitin 2024, njofton reporteri Dobromir Videv. Gjatë vitit 2024, në këtë treg u shfaqën 24 kompani të reja. Numri i përgjithshëm i kompanive të licencuara dhe të regjistruara u rritur nga 191 në fund të vitit 2014 në 312 në fund të vitit 2024. Gjatë vitit të kaluar, komisioni shqyrtoi 210 kërkesa për licenca – për eksport dhe import të produkteve të lidhura me mbrojtjen, transportimin e tyre, regjistrim dhe veprimtari ndërmjetësimi me produkte të mbrojtjes.
Videv sqaron se raporti nuk përmban analizë për gjendjen e sektorit, dhe gjithashtu nuk përfshin të dhëna mbi shumën totale të kërkesave për import dhe eksport të armëve apo pajisjeve të tjera mbrojtëse.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova