Artikull
Parashikimi i motit për 13 gushtin
Një kod i verdhë i nxehtësisë është lëshuar për 10 rrethe në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore
Martë 12 Gusht 2025 16:35
Martë, 12 Gusht 2025, 16:35
Madhësia e shkronjave
Të mërkurën, temperaturat minimale do të jenë nga 18 deri në 23°, në Sofje - 18°. Gjatë ditës do të jetë me diell. Do të fryjë erë e lehtë, në Rrafshin e Danubit dhe në rajonet lindore të vendit - erë e moderuar nga lindja-verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 32 deri në 37°, në kryeqytet do të jetë rreth 33°.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të jetë me diell dhe i përshtatshëm për turizëm. Do të fryjë erë e moderuar lindore. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë midis 27 dhe 29°. Temperatura e ujit të detit është 26-27°. Dallgëzimi i detit do të jenë deri në 2-3 ballë.
Në male do të jetë me diell. Pas mesditës do të ketë vranësira të pakta dhe nuk do të ketë reshje. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë rreth 28°, në 2000 m rreth 19°.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: БНР екип