LAJME

Artikull

Më shumë se 40 shtëpi botuese bullgare marrin pjesë në festivalin “Me një libër në plazh” në Burgas

Mërkurë, 13 Gusht 2025, 02:40

Më shumë se 40 shtëpi botuese bullgare marrin pjesë në festivalin “Me një libër në plazh” në Burgas

Madhësia e shkronjave

Mbi 40 shtëpi botuese dhe më shumë se 30 takime me autorë do të zhvillohen gjatë festivalit “Me një libër në plazh” 2025, i cili do të mbahet në Burgas, nga 13 deri më 17 gusht, përgjatë shëtitoreve përpara Qendrës Ekspozuese “Flora”. Programi i ngjarjes përfshin: premiera të librave më të rinj, lexime poetike dhe prozaike, spektakle muzikore-letrare, prezantime të literaturës për fëmijë dhe një sërë surprizash të tjera, njofton BNR Burgas. Takimet me lexuesit do të zhvillohen në tri skena, në dhe rreth Qendrës Ekspozuese “Flora”.
Ndër autorët me të cilët do të kenë mundësi të takohen lexuesit është edhe bashkatdhetarja jonë që jeton në SHBA – Daniella Najberg.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA, arkiv 

Publikoi / Publikuan: БНР екип