MUZIKË

Artikull

"100 ëndrra" – Mihaella Marinova në prag të një etape të re në jetën e saj

Mërkurë, 13 Gusht 2025, 02:55

"100 ëndrra" – Mihaella Marinova në prag të një etape të re në jetën e saj

Madhësia e shkronjave

Në një periudhë kyçe për Mihaella Marinovën, ku jeta dhe muzika e saj ndërthuren, këngëtarja prezanton ndoshta këngën më personale të saj – "100 ëndrra".
Kjo këngë është e frymëzuar nga rruga, që ajo përshkoi gjatë dhjetë viteve të fundit – një kohë e rritjes, kërkimit dhe realizimit të ëndrrave. E kushtuar dashurisë që nuk të shkatërron, por të bashkon dhe vjen atëherë kur je gati për të, "100 ëndrra" u hodh në tregun muzikor një ditë pas një ngjarjeje të rëndësishme – po-ja e shumëpritur që Mihaella i tha atij që e quan "burri i jetës sime".
Muzika dhe teksti i vijnë menjëherë Mihaella Marinovës, e cila i shkruan për më pak se dy orë. Orkestrimi u realizua nga producenti i njohur rumun i hiteve Mr. Gun (Cristian Pistol).
Kënga "100 ëndrra" është pjesë e vitit jubilar për Mihaella Marinovën, kulmi i të cilit do të jetë koncerti i saj madhështor më 12 shtator, në zemër të Sofjes – në hapësirën e re për ngjarje kulturore Vidas Art Arena.
Lexoni më shumë për këngëtaren në botimet e Radio Bullgarisë:
"Diku atje"... dashuria ekziston
"Ti je një zemër" – Mihaella Marinova dhe Kristian Kostov na surprizojnë me një projekt të përbashkët
“Të arratisem” hap derën e albumit të ri të këngëtares Mihaella Marinova
“Universi” – takon edhe një herë botët muzikore të Mihaella Marinovës dhe Ljubo Kirovit “Vetëm ti” – dhuratë verore nga Mihaella Marinova Mihaella Marinova me një videoklip të ri për këngën "Dy fate"
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Virginia Records