LAJME

Artikull

Bullgaria do të ndërtojë një linjë të re hekurudhore me shpejtësi të lartë drejt Turqisë

Mërkurë, 13 Gusht 2025, 06:04

Bullgaria do të ndërtojë një linjë të re hekurudhore me shpejtësi të lartë drejt Turqisë

Madhësia e shkronjave

Kompania Kombëtare "Infrastruktura Hekurudhore" po përgatit një lidhje të re hekurudhore të elektrifikuar deri te pika kufitare në Lesovo. Kjo do të përmirësojë lidhshmërinë dhe kapacitetin e trafikut midis Bullgarisë dhe Turqisë, njofton kompania. Studimi para-investues përfundoi. Projekti është pjesë e rrjetit trans-evropian TEN-T të BE-së.
Linja e re hekurudhore nga qyteti Jamboll deri në kufirin me Turqinë do të ketë një gjatësi prej 71 km me dy seksione kryesore – Jamboll – Ellhovo (39 km) dhe Ellhovo – Lesovo – kufiri (32 km). Seksioni i parë do të kalojë në pjesën më të madhe mbi trasenë ekzistuese, ndërsa i dyti do të jetë plotësisht i ri. Shpejtësia e projektuar është 160 km/h për trenat e udhëtarëve dhe 120 km/h për trenat e mallrave. Linja do të ketë 6 stacione ndalese dhe 3 stacione kryesore. Afati i pritshëm për ndërtimin është 6 vjet. Projekti ka rëndësi strategjike për Bullgarinë si një urë kyçe transporti midis BE-së dhe Turqisë, thuhet në njoftim.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Kompania Kombëtare "Infrastruktura Hekurudhore" (NKZHI)

Publikoi / Publikuan: БНР екип