LAJME

Artikull

Ministrat duartrokitën vullnetarët që shuan zjarrin pranë Sungurllare

Mërkurë, 13 Gusht 2025, 09:09

Ministrat duartrokitën vullnetarët që shuan zjarrin pranë Sungurllare

Madhësia e shkronjave

“Ne zbatojmë politika, nuk merremi me thashetheme,” tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë hapjes së mbledhjes së qeverisë. Ai u bëri thirrje deputetëve që të rivendosin funksionimin normal të bashkëpunimit ndërinstitucional, siç përcaktohet nga kushtetuta. Sipas kryeministrit, po vërehet një paqëndrueshmëri në ekuilibrin mes institucioneve. “Kjo nuk lejon formimin e organeve që lidhen me mbrojtjen e sigurisë kombëtare dhe shërbimit diplomatik. Kjo është një precedent mjaft i rrezikshëm, sepse ekuilibri i përcaktuar nga fryma e Kushtetutës dhe ligjeve jo vetëm që është dëmtuar, por është paralizuar”, theksoi Zheljazkov, pa përmendur institucionin e presidentit.
Kryeministri ftoi në mbledhje të rinjtë që morën pjesë në shuarjen e zjarrit në Sungurllare. Ai shprehu mirënjohjen e tij për përpjekjet e tyre dhe vullnetarët u duartrokitën nga ministrat.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: БНР екип