LAJME

Artikull

Sipas SHBA-ve nuk ka ndryshim në respektimin e të drejtave të njeriut në Bullgari

Mërkurë, 13 Gusht 2025, 10:06

Sipas SHBA-ve nuk ka ndryshim në respektimin e të drejtave të njeriut në Bullgari

Madhësia e shkronjave

Nuk ka ndryshime të rëndësishme në situatën e të drejtave të njeriut në Bullgari, thuhet në raportin e Departamentit të Shtetit të SHBA-së për të drejtat e njeriut në botë për vitin 2024. Ndër problemet më të mëdha përmenden raportimet për vrasje arbitrare ose të paligjshme, tortura, trajtim ose dënime mizore, çnjerëzore apo poshtëruese, thuhet në raport.“Qeveria bullgare ka ndërmarrë masa për të zbuluar dhe ndëshkuar zyrtarët që kanë kryer shkelje të të drejtave të njeriut, por këto veprime shpesh kanë qenë të pamjaftueshme”, thekson Departamenti i Shtetit.
Sipas dokumentit, ekziston presion korporativ dhe politik, një sistem gjyqësor joefektiv dhe i korruptuar, si dhe menaxhim  jo transparent i burimeve të destinuara për mbështetjen e mediave – gjë që dëmton seriozisht pluralizmin mediatik. Megjithatë, theksohet se në përgjithësi e drejta kushtetuese për lirinë e shprehjes është e garantuar, raporton BTA.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: bulgaria-embassy.org