SPORT

Artikull

Bullgaria (U21) eliminoi SHBA-në dhe është në 1/4 finalet e Kupës së Botës 2025

Mërkurë, 13 Gusht 2025, 12:37

Bullgaria (U21) eliminoi SHBA-në dhe është në 1/4 finalet e Kupës së Botës 2025

Madhësia e shkronjave

Volejbollistet e ekipit kombëtar bullgar për vajza nën 21 vjeç luajtën ndeshjen e tyre më të mirë në Kupën e Botës në Surabaja (Indonezi).
Vajzat nën udhëheqjen e trajnerit Dragan Nešić nga Serbia mposhtën SHBA-në me rezultat 3:0 (25:23, 25:16, 25:15) dhe u kualifikuan për 1/4 finalet e Kupës së Botës 2025, raportoi sportal.bg. Atje, Bullgaria do të takohet me fituesin e ndeshjes së 1/8 finaleve Poloni - Porto Riko, e cila do të luhet sot në orën 17:30.
Ndeshja e 1/4 finales së Bullgarisë do të luhet të premten, më 15 gusht.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: bvf.bg