Artikull
Presidentja e BQE mirëpret dizajnin e monedhës bullgare euro
Mërkurë 13 Gusht 2025 15:17
Mërkurë, 13 Gusht 2025, 15:17
Madhësia e shkronjave
Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Christine Lagarde, përshëndeti dizajnin e monedhës bullgare 1 euro në një postim në rrjetin social "Facebook", raportoi BTA. "Lajme emocionuese për Bullgarinë dhe eurozonën! Hidhini një sy dizajnit të monedhës bullgare 1 euro për herë të parë", vuri në dukje Lagarde në postimin e saj.
Presidentja e BQE-së shtoi se dizajni i monedhës ruan vazhdimësinë me monedhat aktuale të Bullgarisë dhe përfshin simbole të rrënjosura thellë në trashëgiminë kulturore të vendit, të cilat gëzojnë respekt të veçantë nga qytetarët bullgarë.
Ana kombëtare e monedhës bullgare 1 euro do të përshkruajë Shën Ivan Rillski (rreth 876–946) (e ngjashme me levin bullgar) - udhëheqësi shpirtëror bullgar, i cili jetoi si murg eremit, mrekullibërës dhe mbrojtës qiellor i popullit bullgar, themelues i Manastirit të Rillës. Në të djathtë të imazhit të shenjtorit do të jetë mbishkrimi cirilik “БЪЛГАРИЯ” (Bullgaria), ndërsa në të majtë – mbishkrimi “EURO” dhe viti i emetimit.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: FB/ Christine Lagarde