Artikull
Parashikimi i motit për 14 gushtin 2025
Temperaturat maksimale do të bien gjatë ditës me 2-3°
Mërkurë 13 Gusht 2025 16:35
Mërkurë, 13 Gusht 2025, 16:35
Madhësia e shkronjave
Të enjten, temperaturat minimale do të jenë nga 16 deri në 21°, në Sofje – 18°. Gjatë ditës, në pjesën më të madhe të vendit do të jetë me diell. Në orët e pasdites do të ketë rritje të përkohshme të vranësirave mbi rajonet jugore dhe perëndimore. Do të vazhdojë të fryjë erë mesatare nga verilindja – lindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 30 deri në 35°, në kryeqytet rreth 31°.
Në bregdetin e Detit të Zi do të mbajë mot me diell, me rritje të përkohshme të vranësirave në pjesën e dytë të ditës mbi bregun jugor. Do të vazhdojë të fryjë erë verilindore mesatare. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë ndërmjet 27 dhe 29°. Temperatura e ujit të detit është 26-27°. Deti do të jetë i trazuar me dallgë 3-4 ballë dhe i papërshtatshëm për not.
Në male, para mesditës do të jetë me diell. Në orët e pasdites do të ketë shtim të përkohshëm të vranësirave. Do të vazhdojë të fryjë erë mesatare dhe herë pas here e fortë nga lindja. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë rreth 25°, në 2000 m rreth 19°.
Të premten do të mbajë mot me diell. Rritje të përkohshme të vranësirave, pa reshje, do të ketë në masivin e maleve Rilla dhe Rodopet dhe pjesën lindore të Rrafshinës së Danubit. Era do të jetë nga verilindja, kryesisht mesatare. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 30 dhe 35°.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: БНР екип