Enjte 14 Gusht 2025 02:10
Enjte, 14 Gusht 2025, 02:10
Madhësia e shkronjave
Regata ndërkombëtare "Cor Caroli" fillon sot, 14 gusht, në orën 13:00 në Gjirin e Varnës, njoftoi Bashkia e Varnës. Gara, e cila do të zgjasë deri më 18 gusht, mbahet për të 25-in vit radhazi në ditët rreth festës kryeqytetit të Detit të Zi të Bullgarisë, Varnës - 15 gusht.
Regata "Cor Caroli" u themelua në vitin 1992 në kujtim të Kapiten Georgi Georgiev - bullgari i parë që mori pjesë në regatën transatlantike OSTAR në vitin 1976, pas së cilës ai bëri lundrimin e parë bullgar me vela, duke u nisur nga Havana më 20 dhjetor 1976 dhe duke u ankoruar përsëri atje.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA-arkiv