Enjte 14 Gusht 2025 07:27
Enjte, 14 Gusht 2025, 07:27
Madhësia e shkronjave
Tashmë për të njëzet e një ditë me radhë, stihia e zjarrit në Pirin vazhdon të shpërthejë. Vatrat janë mijëra dhe përhapen nga era. Në ndihmë të zjarrfikësve u përfshin dy helikopterë nga Forcat Ajrore dhe dy avionë nga shërbimet evropiane.
Është i lokalizuar fronti nga ana e Parkut Kombëtar "Pirin". Sipas fjalëve të drejtorit të parkut, Rosen Banenski, era përhap zjarrin drejt Parkut Kombëtar "Pirin" dhe Pylltarisë Shtetërore – Sandanski, ku janë përqendruar më shumë forca dhe mjete. Shumë njerëz u përgjigjën dhe u lidhën drejtpërdrejt me administratën pyjore dhe autoritetet vendore, për të përfshirë në shuarjen e stihisë.
Megjithatë, në terren mungojnë vullnetarë të mirëtrajnuar dhe të përgatitur.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: БНР екип