Artikull
Konfederata e Sindikatave “Podkrepa” paralajmëron për rritje të deficitit buxhetor
Enjte 14 Gusht 2025 08:51
Enjte, 14 Gusht 2025, 08:51
Madhësia e shkronjave
Rreziku në rritje nga një deficit i lartë për buxhetin aktual dhe atë të ardhshëm kërkon vendime të mençura, të qëndrueshme dhe të marra në kohë, të cilat nuk duhet të çojnë në varfërimin e njerëzve, por në nxitjen e ekonomisë, thekson Konfederata e Sindikatave “Podkrepa”, e cituar nga agjencia BGNES.Sipas parashikimeve të konfederatës, deficiti shtesë maksimal mund të arrijë deri në 5,9 miliardë leva (rreth 3 miliardë euro) më shumë se ai i parashikuar në Ligjin për Buxhetin e Shtetit për vitin 2025, që është 7,1 miliardë leva (rreth 3,5 miliardë euro), në rast se nuk realizohen të ardhurat dhe tejkalohen disa fusha të shpenzimeve, si për shembull transferimet për komunat. Në rast të një skenari pesimist për realizimin e të ardhurave dhe shpenzimeve, deficiti mund të arrijë deri në 13 miliardë leva (rreth 6,5 miliardë euro). Duke pasur parasysh fatkeqësitë natyrore në territorin e vendit, nëse realizohen transferimet e parashikuara drejt komunave dhe nuk ka shpenzime shtesë për subvencione, atëherë kursimi në pjesën e shpenzimeve do të ishte 4,3 miliardë leva (2,15 miliardë euro).
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Konfederata e Punës “Podkrepa”
Publikoi / Publikuan: БНР екип