Enjte 14 Gusht 2025 11:03
Enjte, 14 Gusht 2025, 11:03
Madhësia e shkronjave
Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) u rrit me 3.1% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar dhe me 0.7% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2025, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave, raporton BGNES. Sipas statistikës kombëtare, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025, vlera e shtuar bruto u rrit me 2.5%. Sipas vlerësimeve paraprake të PBB-së, arsyeja për rritjen e regjistruar ekonomike krahasuar me tremujorin e mëparshëm është rritja e konsumit final me 0.9% dhe e eksportit të mallrave me 0.6%. Pjesën më të madhe në PBB e zë konsumi final – 80.0%, që përbën 41 329.0 milionë leva (mbi 20 miliardë euro). Formimi bruto i kapitalit është 9 896.6 milionë leva (afërsisht 5 miliardë euro) dhe përbën 19.1% të PBB-së. Bilanci tregtar ndërkombëtar është pozitiv.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv
Publikoi / Publikuan: БНР екип